×
  • Lajme
  • Lajme / ZPRK

    EULEX’it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallasit të gjitha dokumentet nga koha kur kishte mandat ekzekutiv

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 22:45

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX.

    Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se “ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”, shkruan Reporteri.net.

    Në letrën e saj drejtuar Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv.

    “… gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

    EULEX’it i është zgjatur mandati deri më 14 qershor të vitit 2027.

    Vendimi është marrë më 5 qershor nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Sipas vendimit paraprak, mandati i këtij misioni ishte deri më 14 qershor të këtij viti.

    “Në kuadër të shqyrtimit strategjik të EULEX KOSOVO, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që Mandati i Misionit të zgjatet deri më 14 qershor 2027. Asgjë në këtë Vendim nuk duhet të kuptohet si cenim i pavarësisë dhe autonomisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë në kuadër të procedurave gjyqësore në kontekstin e EULEX KOSOVO”, thuhet në vendim./Reporteri.net

    EULEX’it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!