×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 7:08

    Ngjarjet e datës 18 qershor:

    Mbahet Forumi “Mbrojtja fillon me ne”, dhe do të bëhet lansimi i politikave të mbrojtjes në basketboll. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 09:00)

    Komuna e Prishtinës organizon konferencën ndërkombëtare për digjitalizim. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë, ora 09:00)

    Në kuadër të javës së dhurimit të gjakut, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), mban aksion humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut nga zyrtarët e saj. (Zyrat e AKP-së, ora 09:00)

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.( Prokurorinë Speciale, ora 09:30)

    Mbahet konferencë për media dhe publikohet raporti hulumtues “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”. Ky raport përmban gjetjet kryesore mbi një rrjet të madh propagandistik dhe dezinformues rus, të njohur si “Pravda”, i cili ka targetuar edhe audiencën shqipfolëse. (Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ora 11:00)

    Instituti për Demokratizim, Avokim dhe Transparencë organizon Tryezë me temën: “Bashkëpunimi ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pushtetit lokal dhe qytetarëve për zhvillimin e rajonit të Gjilanit”. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 11:00)

    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren mbanë konferencë për media. (Zyrat e Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prizren, ora 13:00)

    Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), mban konferencë për media. (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ora 14:00)

    Instalimi i 500 kristale origjinale të bartura nga miniera që nderon ngjarjet e luftës së viteve ’90 dhe rolin e minatorëve në Kosovë. (Reporting House (Shtëpia e Gazetarëve), gjendet në ish-shtëpinë e mallrave Gërmia, përballë Teatrit Kombëtar, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!