×
  • Sport
  • Sport

    Festoi në stilin e Ronaldos pasi i shënoi dy gola Realit, Dennis tregon arsyen e veçantë pse e bëri një gjest të tillë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 14:44

    Futbollisti i Club Brugge, Emmanuel Bonaventure Dennis ishte protagonist i ndeshjes së mbrëmshme që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Real Madridit.


    ‘Los Blancos’ nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 pasi ishin në disavantazh prej dy golave në pjesë të parë, shkruan Reporteri.net

    E Dennis që i shënoi dy gola klubit spanjoll dhe që festoi në stilin e Cristiano Ronaldos tregon arsyen e vërtetë prapa kësaj feste.

    “Sepse më pëlqen Ronaldo. Ai është futbollisti im i preferuar në botë dhe unë jam i mërzitur që ai u largua nga Madridi. Kështu që unë festova në këtë mënyrë që t’iu tregoj atyre se është duke i munguar diçka”, është shprehur Dennis.

    Ndryshe, Reali nuk po arrin ta gjejë veten që prej kohës kur Ronaldo u largua nga klubi në drejtim të Juventusit.

    Futbollisti portugez ishte një garanci për çdo ndeshje dhe me të në fushë, Reali niste lojën 1-0 nga minuta e parë, pasi ai ka arritur të shënojë më shumë gola sesa ndeshje të zhvilluara./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!