×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Paralajmërimi i Trumpit për riangazhimin amerikan në dialog, Haziri: Ftesa mund të vijë në çdo kohë, Kosova duhet të jetë e përgatitur

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 10:54

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  ka theksuare nevojën për marrëveshje politike për dalje nga kriza politike, pas dështimit të 34-të me radhë të konsituimit të Kuvendit të Kosovës. 

    “Çështjet politike nuk duhet të zgjidhen me procedura, por duhet të zgjidhen me marrëveshje politike,” u shpreh Haziri.

    “Ne kërkojmë që partia e parë ta menaxhojë përgjegjësinë e vet që i ka dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke mundësuar që Kuvendi të konstituohet sipas një marrëveshje eventuale që arrihet”, shtoi ai.

    Ai theksoi se qeveria në detyrë nuk mund të funksionojë nëse përfaqësuesit e saj janë njëkohësisht edhe deputetë në Kuvend, duke ngritur shqetësime për konflikt interesi dhe mungesë të efikasitetit ekzekutiv.

    “Po e shihni që më shumë kohë kabineti qeveritar e kalon në zyrat e prokurorisë sesa në Qeveri,” tha ai. “Duhet të largohet konflikti i interesit me ata përfaqësues në kabinet që kanë dhënë betimin për deputet”, tha ai.

    Haziri kritikoi gjithashtu mënyrën se si është menaxhuar dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke e cilësuar marrëveshjen Kurti-Vuçiq në Ohër si dëmin më të madh që i është shkaktuar Kosovës në katër vitet e fundit.

    Ai shtoi se situata mund të ndryshojë shpejt dhe vendi duhet të jetë i përgatitur për çdo zhvillim, referuar deklaratës së të dielës të presidentit amerikan, Donald Trump.

    “Një agjendë e Shtëpisë së Bardhë që është në tavolinë është aktive  tash e disa vite dhe që ka shkaktuar marrëdhënie të kushtëzuara të kësaj qeveri edhe të këtij kryeministri edhe me BE-në edhe me qeverinë amerikane e qeveritë tjera partnere, po vazhdon të jetë kërkesë e jona që përmes një qeverie kalimtare të mos presim të krijojmë situata siç ishte ai i së shtunës i presidentit amerikan,  i cili rastin e Kosovës e përkufizoi si ndërhyrje të tij në ruajtjen e paqes dhe dëmet këto katër vite që kanë ndodhë do t’u kthehet. Dëmi më i madh është marrëveshja Vuçiq-Kurti në Ohër.

    Nga perspektiva jonë, kjo është ajo që Kosovës ia ka sjellë dëmin më të madh. Konfirmimi që do t’i rikthehet, konfirmon se duhet të jemi gati të jemi të përgatitur, sepse mund të ketë një thirrje dhe ajo mund të jetë në çdo kohë, sikur në rastin e parë kur është ftu zotëri Hoti. Ka qenë e shpejtë e programume dhe e kushtëzume ftesa që të shkojë delegacioni”, tha Haziri para mediave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!