Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim të thirrur më 18 qershor 2025.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, Rakiq ishte ftuar fillimisht për intervistim, por kishte dorëzuar një raport mjekësor, në të cilin thuhej se kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.
Megjithatë, në ftesën e dytë të bërë nga PSRK-ja për më 18 qershor, tashmë deputeti në Kuvendin e Serbisë nuk ka paraqitur asnjë arsye për mungesën e tij.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se z. Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim. PSRK e ka ftuar sërish më 18 qershor, por ai ende nuk ka paraqitur arsyetim për mos prezencën e tij.
Prokuroria Speciale shumë shpejt do ta caktoj seancën e radhës për intervistim”, ka thënë Luta për Dukagjinin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.