×
  • Lajme
  • Lajme / Sondazhi:

    Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel – VV do t’i merrte 50 deputetë, PDK 28, LDK 22 dhe AAK jashtë Kuvendit

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 23:17

    Në emisionin “Debat Plus”  sonte (e enjte) është prezantuar një sondazh i kryer nga kompania UBO Consulting, ku mes tjerash, qytetarët janë pyetur se për cilën parti do të votonin nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, ndërkaq PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 37.3%; Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.6%; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 16.8%; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.6% dhe NISMA: 2.1%.

    Bazuar në këtë matje të opinionit kështu do të dukej shpërndarja e mandateve në Kuvend.

    LVV do t’i merrte 50 deputetë, sepse AAK nuk do ta kalonte pragun, PDK 28, LDK 22 dhe 20 deputetë do t’i merrnin minoritetet.

    Në 1065 të anketuar (mostër përfaqësuese). Intervali i besueshmërisë 95 për qind me margjinë të gabimit prej +- 3 pikë të përqindjes. Datat 09-18 qershor.

    Kujtojmë që në zgjedhjet e e fundit të 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!