Kombëtarja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore me nënkampionin e botës, Kroacinë
Davo Shuker, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë ka qëndruar dje në Kosovë, ku gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga Muharrem Sahiti, shkruan Reporteri.net
Gjatë këtij takimi është arritur edhe marrëveshja që të luhet një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Deklarata e plotë e FFK-së:
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.
Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.