Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një prononcim të dhënë për emisionin “Ora e Tiranës” në Top News ka folur për tema të ndryshme, që nga stadiumi “Arena Kombëtare”, emri i saj, kulla e stadiumit, por edhe trajneri i Kombëtares Edi Reja.
“Kemi nisur një proces për të komercializuar emrin e stadiumit. Është e thjeshtë. Nëse do isha unë i anketuar, do thoja pse jo, t’i vëmë një emër të qytetit të Tiranës, një politikani, apo futbollisti.
Kjo është një godinë e madhe do do financa për t’u mbajtur. “Arena Kombëtare”, këtu nuk do luhet vetëm futboll, por do të vizitohet gjatë gjithë javës.
Trajneri Edi Reja?
Deri më tani më ka bindur. Ai ka një eksperiencë shumë vjeçare. Ai është një ekspert i mirë, por shpesh në futoll duhet fat.
Do shkarkohet Edi Reja nëse nuk kualifikohemi?
Po pse të mos e mendojmë se do kualifikohemi. Unë mendoj se ai është trajneri i duhur për kombëtaren shqiptare. Çmimet e biletave do të jenë të njëjta sikurse kanë qenë më parë. Sipas të rëndësisë të ndeshjes, por pak a shumë janë të njëjta si kanë qenë në Elbasan apo në Shkodër.
Kulla e stadiumit?
Ka pasur shumë komente. Mua më intereson që me shumë pak mundësi një stadium të bukur. Kulla, më duket një objekt i bukur, që orienton për tek stadiumi. Nëse nuk do kishte biznes rreth e rrotull, do të ishte shumë e vështirë. Nëse do të ishte një stadium me buxhetin e shtetit, do të ishte e pamundur të bëhej”.