×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Behrami: Koha me ia ndal dritat zyrave të okupuara të Qeverisë nga deputeti Kurti

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 8:46

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka fajësuar qeverinënë detyrë për krizën e rënë energjetike në vend.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë natës Kosova ka importuar mbi 90 për qind të energjisë elektrike.

    Behrami ka shkruar se është koha me ia ndal dritat zyrave të okupuara të Qeverisë nga deputeti Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Kosova, vendi i parë në Evropë për rezerva të thëngjillit, sonte po importon mbi 90% të energjisë elektrike! Deri në këtë mbrëmje, vetëm njësia A3 po prodhon energji (rreth 110 MË/h), por edhe ajo është në rrezik për ndërprerje, për shkak të: Problemeve me rrjetin dalës; Rrjedhjeve të raportuara në B1, që mund të çojnë në ndalje; Energjia që po futet në rrjet thuhet se nuk ka mbrojtje sigurie – rrezik i madh për gjithë sistemin; Nga presioni publik, A3 u lëshua në punë me naftë gjatë natës dhe funksionoi me të deri në orën 8 të mëngjesit!

    Kjo është gjendja reale e sistemit tonë energjetik.

    Në vend që të ishim eksportues, jemi të varur totalisht nga importi.

    Koha me ia ndal dritat zyrave të okupuara të Qeverisë nga deputeti Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!