Në Qabrat të Gjakovës, persona të dyshuar kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke hedhur një mjet shpërthyes, granatë dore në një pishinë.
Rastin në polici e ka raportuar, një punëtor i pishinës.
Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.