×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dhurata Hoxha: Të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 20:24

    Kandidatja për deputete nga Lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha, pas takimit në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka shkruar për entuziazmin për fitore, në zgjedhjet e parakohshme nacionale, më 6 tetor.


    Ajo ka cekur prioritetet e saj në mandatin si deputete, për shtetin me perspektivë për të rinjtë, për gratë dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, mundësi e gjasa të barabarta.

    “Të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit, për fitoren e madhe, fitoren e shtetit tonë me perspektivë për të rinjtë, për gratë dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, mundësi e gjasa të barabarta. Faleminderit qytetarë e simpatizantë të Lagjes “Arbëria”. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin! #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!