Shqiptari nga Mitrovica dhe shoku i tij Akam kanë publikuar një video ku tregojnë qartë se janë gati për ndeshjet e radhës duke përdorur për veten e tyre nofkën AOP.
Luftëtari shqiptar Gzim Selmani, ose i njohur ndryshe nga publiku si “Psikopati shqiptar” apo Rezar do të kthehet sërish në skenën e “WWE”.
Shqiptari nga Mitrovica dhe shoku i tij Akam kanë publikuar një video ku tregojnë qartë se janë gati për ndeshjet e radhës duke përdorur për veten e tyre nofkën AOP (Autorët e dhimbjes).
“Emri im është Rezar, ndërsa i tiji Akam. Të dy jemi autorët e dhimbjes. Javën e shkuar i treguam të gjithëve se këtu kanë frikë nga ne dhe me të drejtë. Kush është AOP? Eja t’ja tregojmë! Ju kemi treguar të gjithëve se nuk zihen dot me ne. Nuk jeni të fortë si ne. Ne jemi autorët e dhimbjes.”
Selmani është kosovar nga Mitrovica, është rritur në Holandë, është i gjatë 1.93 metër i gjatë dhe peshon 150 kg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.