×
  • Sport
  • Sport

    Alexander-Arnold është ‘baba’ i kornerave, një krosim të ngjashëm si me Barçën e bëri edhe mbrëmë ndaj Salzburgut

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 10:16

    Alexander-Arnold mbrëmë bëri edhe një tjetër krosim fantastik nga një goditje nga këndi, por kësaj radhe Sadio Mane ia çoi mundin huq


    Liverpooli mbrëmë e mposhti Salzburgun me rezultat 4-3 në Anfield, në një ndeshje e cila ishte tejet interesante, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli po fitonte 3-0, ndërsa austriakët barazan në 3-3 dhe më pas ishte Salah që shënoi golin e fitores për ‘Të Kuqtë’.

    Por, një moment mahnitës ndodhë gjatë një korneri, ku protagonist ishte përsëri Arnold.

    Mbrojtësi anglez për mrekulli dërgoi topin në zonë, por Mane dështoi të shënonte nga afërsia.

    Në rrjetet sociale ky krosim i Arnoldit u bë viral pasi të gjithë kujtuan atë që e kishte bërë kundër Barcelonës, kur kishte zënë në gjumë mbrojtjen e spanjollëve me Origin më pas që kishte shënuar golin e kualifikimit të ‘Të Kuqve’ në finale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!