×
  • Sport
  • Sport

    Hajde përhajr: Shaqiri ndreqet me Zvicrën

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 11:57

    Lajme të mira për kombin zviceran ku raportohet se Xherdan Shaqiri është pajtuar me trajnerin Vladimir Petkovic, me mesfushorin nga Zhegra që ka pranuar të rikthehet të luajë përsëri për Përfaqësuesen e Zvicrës


    Xherdan Shaqiri ishte tema kryesore në Zvicër muajin e kaluar pasi ylli i Liverpoolit kishte refuzuar t’i bashkohej ‘Helvetikëve’ për ndeshjet ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit, shkruan Reporteri.net

    Arsyeja e mungesës së Shaqirit ishin dallimet personale me Petkoviç.

    Rezultate imazhesh për shaqiri petkovicTrajneri i Zvicrës e pranoi në intervistën e fundit se marrëdhënia e tyre ishin të tendosur, duke thënë:

    “Marrëdhënia jonë mund të ishte shumë më e mirë.”

    Por, tani është ‘Blick’ që raporton se Petkoiviqi është takuar me Shaqirin dhe se ky takim ka dhënë frytet e veta.

    Tani raportohet se Shaqa ka pranuar që të rikthehet përsëri që të luajë me Helvetikët, por nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit pasi kohë më parë ai ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore me Liverpoolin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!