×
  • Sport
  • Sport

    Festë në stadiumin e Suharekës, futbollistët ia urojnë ditlëindjen ‘babës’ së futbollit kosovar

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 12:56

    Ismet Munishi sot feston ditëlindjen e 45-të me lojtarët e Ballkanit që ia kanë bërë një befasi trajnerit të tyre


    Ballkani dje mposhti Ferizajn 2-1 në udhëtim dhe kështu ndanë vendin e parë me Llapin me nga 17 pikë, shkruan Reporteri.net

    Sot në stadiumin e Ballkanit futbollistët e kësaj skuadre ia kanë uruar ditëlindjen trajnerit të tyre, Ismet Munishit.

    “Pas fitores se djeshme ne Ferizaj, sot qershia mbi torte. Futbollistet e FC Ballkani festojne ditelindjen e super strategut Ismet Munishi. Urime trajner”, shkruan faqja e Ballkanit në Facebook.

    Kujtojmë që Munishi gjatë verës që shkoi mori drejtimin e Ballkanit dhe deri tani me shumë sukses po e udhëheq skuadrën nga Suhareka./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!