×
  • Lajme
  • Rajon

    Rreth 50 mijë të evakuuar, zjarret masive përfshijnë Turqinë

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 13:46

    Turqia po përballet me një valë zjarresh që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50 mijë qytetarë, kryesisht nga provinca e Izmirit në bregdetin perëndimor.

    Sipas Ministrisë së Pylltarisë, gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e emergjencës janë përballur me 263 vatra zjarri në të gjithë vendin.

    Zjarret kanë përfshirë edhe provincat Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa, ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për t’i vënë nën kontroll, raporton BBC.

    Ministri i Bujqësisë, Ibrahim Yumaklı, ka deklaruar operacionet e shuarjes po zhvillohen me intensitet të lartë dhe janë angazhuar të gjitha kapacitetet në terren.

    Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, bëri të ditur se 46 persona të lënduar nga zjarret janë duke u trajtuar në spitale, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

    Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit dhe të ndjekin udhëzimet për evakuim, ndërsa situata meteorologjike vazhdon të jetë alarmante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!