×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vetaksident i rëndë në Pejë, një person vdes e lëndohen dy të tjerë

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 8:23
    Foto ilustrim

    Një vetaksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

    Nga aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Viktima dhe të lënduarit janë të mitur, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Viktima është konfirmuar i vdekur nga mjekët dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML. Dy të lënduarit e tjerë janë transferuar nga spitali rajonal në QKUK, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

    Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit të veturës që përfundoi duke goditur një shtyllë betoni.

    “Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sёlëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!