Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka theksuar se partia që ai drejton kërkon kthimin e votimit të hapur për kryetarin e Kuvendit.
Sipas tij, insistimi për të mbajtur votimin e fshehtë dhe përpjekja për ta ndryshuar vendimin pa mbështetje të mjaftueshme, ka krijuar një situatë të paqartë politike.
Ai shtoi se nga kjo parti do të votojnë “për” nëse ka kandidat konsensual.
“Insistimi i kryesuesit që me e kthy çështjen e komisionit të fshehtë s’i ka marrë 2/3 kur ka kërku të ndërrohet. Nuk e di si do të dalim nga kjo”, tha ai.
“Ne qëndrimet i kemi dhanë me kujdes që të ndihmojnë gjendjen. S’është që s’kemi dhënë ndihmë. Kemi kërkuar të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar. Për atë që s’kemi votë do të votojmë kundër, për ata që kemi votë, për ndonjë kandidat konsensual, do të votojmë për”, shtoi kreu u AAK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.