Shkumbin Maloku, ka ngritur shqetësimin për një faturë të papritur të energjisë elektrike. Ai thotë se për një hapësirë prej 170 metrash katrorë, i është faturuar shuma prej 715 euro, shumë më e lartë krahasuar me muajt paraprak, ku pagesat shkonin deri në 400 apo 490 euro.
Ai kritikoi mënyrën se si po menaxhohet sektori energjetik në vend, duke thënë se “shteti nuk mbahet kështu” dhe duke theksuar se rryma në Kosovë është ndër më të shtrenjtat në botë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai kritikoi edhe diasporën, e cila sipas tij, thotë “paguaje rrymën”, por që nuk kupton realitetin në vend.
“Ata që jetojnë jashtë thojnë paguaje rrymën se qishtu është, po jo bre se 50 euro paguan tre muaj për një banesë 100 kuadrat. Ku të duash 100 euro më se shumti, edhe midis Munhenit. Ju konvenon atyre qikjo qeveri që po e rren popullin. Na myrtën, neve ata vijnë dy javë ditë qitu, mas dy jave me ju thënë apo rrini qitu, asnjë nuk rrin,” tha Maloku.
Maloku tha se emigrantëy që vijnë për vizitë nuk qëndrojnë më shumë se dy javë. “Ne i presim me gjithë zemër, por nuk mund të caktojnë se paga minimale këtu është 300 euro, ndërsa rryma nuk paguhet me 350 euro. Do të na duhet të vdesim urie si popull dhe kjo nuk mund të vazhdojë,” përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.