×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Osmani–Prattipati, në fokus kriza institucionale dhe bashkëpunimi bilateral

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 20:58

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Takimi u zhvillua një ditë pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, e cila u mbajt mbrëmjen e kaluar në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë. Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi sërish Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës.

    Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin e konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr. KO124/25.

    Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!