×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 7:03

    Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e sotme. Të enjten mbetet mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale shënojnë një rritje deri në 34C e 36C. Era frynë drejtimesh të ndryshme, e lehtë 2-5m/s.

    Mot i kthjellët vijon edhe ditën e premtë, ndërsa në fundjavë me zhvillime të vransirave, orëve të pasdites më vonë, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth zonave malore.

    Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 34C e 35C, por që mbetet ende mot shumë i nxehtë. Duke shkuar nga fillimi i javës vijuese, temperaturat sërish shënojnë rritje në 35C e 36C, lokalisht shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-9m/s. Nga dita e dielë ndryshon drejtimin në jugperëndimore, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!