×
  • Lajme
  • Lajme / Komunikata

    Osmani pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, flasin për thellimin e bashkëpunimit

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 13:39

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Yuriko Backes.

    Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të misionit të KFOR-it, duke vlerësuar lart përkushtimin e këtij vendi në promovimin e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin.

    Po ashtu, Presidentja ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Zyrës së Presidentes në përmbushjen e objektivave të përbashkëta strategjike, si dhe për iniciativat e Presidentes në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

    Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta.

    Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut përmes projekteve zhvillimore në Kosovë. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike të përkrahjes së mëtejshme nga Luksemburgu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin që luan Kosova si një faktor i qëndrueshëm i stabilitetit në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!