×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Krasniqi: E tmerron fakti që shumë shpejt do t’i kemi në mesin tonë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:32

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, kundrejt ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

    Ai u shpreh se qasje të tillë Kurti e bën për shkak të frikës, nga humbja elektorale, që siç tha do ta pësojë në zgjedhjet lokale e 12 tetorit.

    “Është njeriu që i ka fitu 48 mandate e nuk është në gjendje me bo shumicën parlamentare. Qe pesë muaj është shkaktari dhe fajtori kryesor për krizën politike. Është njeriu që çdo ditë e pret me tmerr datën 12 tetor sepse e di që jo vetëm që do ta mundim në zgjedhjet lokale, por do ta plandosim në kuptimin elektoral, ma zi seç ia kemi bo para katër vitesh”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, deklaratat e Kurtit janë edhe shpërfaqje e frikës që Thaçi e Veseli siç tha ai, do të jenë shumë shpejt në mesin tonë.

    ”Nuk është diçka e re, është e dhimbshme që me deklarata të tilla vazhdon me qenë argat i Prokurorisë, por jo diçka e re. Si mund ta arsyetoni që nuk ka shku asnjëherë me i vizitu, madje as Rexhep Selimin. Si mund ta arsyetoni ndryshe që Kurti bashkë me Albulena Haxhiun iu kanë zvogëlu edhe fondet e mbrojtjes. Pra, edhe kjo është shpërfaqje e frikës së tij se ndoshta Kurti tmerrohet nga fakti që ne shumë shpejt presim që t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët dhe normalisht që ai nuk është i lumtur për këtë gjë. Por, të lumtur do të jenë qytetarët e Kosovës”, tha Krasniqi.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë mbrëmë se Partia Demokratike e Kosovës i ka të paktën katër kryetarë, duke aluduar në Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun.

    Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike”, tha Kurti tha ai në Tëvë1. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!