×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Pse mbetën pa zyre prej muajsh inspektorët sanitarë në Mitrovicë, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:56

    Inspektorët sanitarë të rajonit të Mitrovicës, kanë mbetur pa zyrë tash e disa muaj.

    Përballja me mungesën e hapësirave fizike po sfidon funksionimin efikas të tyre. Atyre u ishte kërkuar t’i lirojnë zyrat meqë aty ishin me qira. Të njëjtit qe disa muaj tashmë kanë mbetur pa kushte bazike të punës.

    Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, kanë thënë se kanë krijuar krijua grupin punues për vlerësimin e nevojave për akomodimin e inspektorateve dhe U.D. Shefi i Inspektoratit Sanitar, gjatë këtij vlerësimi ka paraqitur nevojën për akomodimin e vetëm 16 inspektorëve sanitarë.

    MSh  po ashtu ka deklaruar se ka siguruar zyra për inspektorët sanitar në ambientet e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik, mirëpo drejtuesi i Inspektoratit Sanitar, përgjegjës për planifikimin e zyrave për akomodimin e inspektorëve, ka refuzuar adaptimin e zyrave për inspektorët sanitar brenda ambientit të IKShPK-së.

    “Inspektorati Sanitar tashmë funksionon në nivel qendror, konkretisht si pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë. Dëshirojmë të ju sqarojmë se Ministria e Shëndetësisë ka krijua grupin punues për vlerësimin e nevojave për akomodimin e inspektorateve. Në këtë grup punues kanë marrë pjesë Departamenti i Administratës dhe Shërbimeve të Përgjithshme të MSh-së, Inspektoratit Sanitar, Inspektoratit Shëndetësorë dhe ai Farmaceutik, të cilët kanë arritur në një përfundim bazuar në vlerësimin e këtyre nevojave.

    U.D. Shefi i Inspektoratit Sanitar, gjatë këtij vlerësimi ka paraqitur nevojën për akomodimin e vetëm 16 inspektorëve sanitar.

    Arsyeja e marrjes me qira të këtij objekti është për shkak se, Administrata Publike, e cila është në kuadër të MPB-së, nuk ka arritur të siguroj një hapësirë për akomodimin e këtyre inspektorateve, prandaj MSh ka bërë thirrje publike për marrjen me qira të një objekti për akomodim, ku aktualisht në këtë objekt janë të akomoduar: Inspektorati Shëndetësor, 16 inspektorët sanitar, Inspektorati Farmaceutik, Departamenti për Shëndetësi në Burgje dhe Njësia Koordinuese e Bankës Botërore.

    Megjithatë, MSh ka siguruar zyra për inspektorët sanitar në ambientet e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik, mirëpo drejtuesi i Inspektoratit Sanitar, përgjegjës për planifikimin e zyrave për akomodimin e inspektorëve, ka refuzuar adaptimin e zyrave për inspektorët sanitar brenda ambientit të IKShPK-së”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për gazetën online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!