×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleistja e VV-së në Prizren aderon në AAK

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 15:31

    Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nazife Kokollari, e ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokollari, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ku ka shkruar se e ka marrë këtë vendim me vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen.

    “Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, njoftoi ajo në profilin e saj ne Facebook.

    Kokollari tha se AAK është shtëpia politike e vlerave në të cilat ajo beson – liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve.

    “Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë”, përfundon ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!