Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet se si duhet të plotësohen fletëvotimet për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 12 tetor.
Procedurën e ka shpjeguar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i cili e ka shpjeguar procedurën hap pas hapi, shkruan Reporteri.net.
“Fletëvotimi me kornizë të verdhë i përket zgjedhjeve për kryetar komune dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë. Ju, si votues, duhet të votoni vetëm një kandidat për kryetar komune, duke vendosur shenjën në katrorin pranë emrit të tij.
Fletëvotimi me kornizë të kaltër i përket zgjedhjeve për kuvendet komunale. Në anën e majtë të fletëvotimit, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë të tij, ju mund të votoni vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik. Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim është i shkruar nga KQZ afër emrit të subjektit politik”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.