×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Djali i Kadri Veselit i reagon Kurtit për deklaratën kundër krerëve të UÇK-së në Hagë dhe PDK-së: Po përçanë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 18:20

    Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se PDK-ja i ka disa kryetarë dhe se marrin instruksione nga Haga.

    Ai thotë se kjo është deklaratë përçarëse, është e pavend dhe aspak dinjitoze.

    “Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Klestori në Instagram.

    Më tej,  ia bëri me dije kryetarit të LVV-së së kryetar i PDK-së është Memli Krasniqi dhe siç shkruan ai, “Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!