Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për gazetën onlin Reporteri.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15 dhe në të janë përfshirp tri automjete.
“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka njoftuar Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.