×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 8 korrik hapet pishina e Gërmisë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 20:02

    Pishina e Gërmisë do të hapet më 8 korrik, 2025.

    Përmes një postimi në “Facebook” NPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, Pishina Gërmia do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025.

    “Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!