×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 20:57

    Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Kill Bill’, ka vdekur në moshën 67 vjeçare.

    Aktori Michael Madsen ka vdekur në moshën 67 vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu, kanë njoftuar autoritetet dhe përfaqësuesit e tij. Bëhet e ditur se Madsen është gjetur pa ndjenja dhe se nuk ka dyshime për elemente dhune.

    Ai u shpall i vdekur në orën 8:25 të mëngjesit. Në një email, menaxheri i Madsen, Ron Smith, konfirmoi se klienti i tij kishte vdekur nga sulmi në zemër.

    Një deklaratë nga Smith dhe një tjetër menaxhere, Susan Ferris, së bashku me publicisten Liz Rodriguez tha:

    “Në dy vitet e fundit, Michael Madsen ka bërë një punë të jashtëzakonshme me filma të pavarur, duke përfshirë filmat e ardhshëm artistikë Resurrection Road, Concessions dhe Cookbook for Southern Housewives, dhe mezi priste këtë kapitull të ri në jetën e tij”.

    “Michael po përgatitej gjithashtu të publikonte një libër të ri të quajtur Tears for My Father: Outlaw Thoughts and Poems, i cili aktualisht është duke u redaktuar. Michael Madsen ishte një nga aktorët më ikonikë të Hollivudit, i cili do t’u mungojë shumë njerëzve.”

    Madsen ka një karriere katërdekadëshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!