×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 21:32

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në një takim me të rinjtë në Lipjan, ku zyrtarisht është prezantuar kandidatura e Shukri Bujës për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    “Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, kryetari Krasniqi ka theksuar se Lipjani meriton një udhëheqës me përvojë dhe lidhje të forta me qytetarët – cilësi këto që i mishëron Shukri Buja”

    Në takim morën pjesë dhjetëra të rinj, por edhe anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Bujës, si dhe për vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe transformimin e Lipjanit.

    Shukri Buja, i cili më herët ka shërbyer si kryetar komune dhe është figurë e njohur për kontributin në luftë dhe paqe, u zotua se do të punojë me përkushtim të plotë për të rikthyer zhvillimin në çdo lagje e fshat të Lipjanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!