×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Një zjarr i madh përfshinë një arë me grurë në Kamenicë afër një shtëpie, bujku tenton ta shpëtojë pjesën e paprekur

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 11:39

    Një arë me grurë është përfshirë nga një zjarr i madh në fshatin Muçivercë të Kamenicë.

    Nëpër rrjete sociale janë publikuar pamje të zjarrit, teksa një bujk shihet teksa bën përpjekje shpejt e shpjejt që ta korrë pjesën që ka mbetur e paprekur nga zjarri, shkruan Reporteri.net.

    Zjarri ka shpërthyer pranë një shtëpie. Policia ende nuk është deklaruar rreth rastit.

    Në një apel të mëhershëm, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore.

    “Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën”, thuhet në njoftim.

    Policia ka thënë se do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!