×
  • Sport
  • Sport

    Drita e nëpërkëmbë Vushtrrinë, Gjilani e deklason Flamurtarin

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 16:22

    Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll


    Drita e ka shkelur Vushtrrinë duke e mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë 5-1, shkruan Reporteri.net

    Golat për ‘Intelektualët’ u shënuan nga Cardoso 21′, Ian 39′[autogol], Haxhimusa 51′, 84′ dhe Shabani 62′, ndërsa për mysafirët realizoi Matheus nga penalltia në minutën e 80-të.

    Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit me ‘Skifterat’ që fituan 4-1 me golat e Prognit 20′, 30′, Greca 54′ dhe Fiton Hajdari 88′ – për vendasit golin e vetëm e shënoi Krasniqi në minutën e 76-të.

    Pas ndeshjeve të xhiros së tetë Drita, Llapi dhe Ballkani kanë tre pozitat e para me nga 17 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!