×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në Zallq të Istogut

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 21:30

    Një fëmijë është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

    “Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!