×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Policia jep detaje për rastin e dyvjeçares që dyshohet se u mbyt në pishinë në Zallq të Istogut

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 8:47

    Një dyvjeçare ka mbetur e vdekur në një pishinë familjare në Zallq të Istogut, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

    “HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!