×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në një kafiteri

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 9:18

    Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasdite, në tualet të një kafiterie të qytetit.

    Sipas policisë, i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët me viktimën.

    “Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej marrdhënie seksuale me viktimën f/k, me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!