Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të vozitjes një shofer për tejkalim të shpejtësisë.
“Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani të Ferizajt, rreth orës 01:25, ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).”
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt. Për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, mund të njoftoni përmes: 📞 192 📞 0290/326-250 📞 0290/322-406 📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të dhënat e raportuesve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.