×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia shqiptare asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 12:49

    Policia e Shqipërisë gjatë kontrolleve në territorin e Qarkut Shkodër gjetën dhe asgjësuan 40 mijë e 621 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

    Sipas njoftimit të policisë, për shpërdorim detyre u proceduan penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi.
    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

    Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

    Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

    -D. V., kryetar i fshatit Pecaj

    -R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

    -N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

    -L. M., kryetar i fshatit Nicaj

    -Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

    -L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

    Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

    Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

    -P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

    -Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

    -M. Ç., roje pyjesh

    -M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

    Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

    Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!