Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës Avni Dehari, i cili ka thënë se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”.
Gruda tha se Dehari e pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale, shkruan Reporteri.net.
Ai tutje thotë se Dehari nuk ka të drejtë të hedhë në votim propozimin për Komision për votim të fshehtë.
Postimi i tij i plotë:
Kryesuesi i seancës konstituive, z. Avni Dehari, më në fund pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese: në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale.
Por, për fat të keq, nuk pati guximin ta lexojë aktgjykimin deri në fund.
Paragrafi 187 i aktgjykimit thotë qartë:
“(…)zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Cila ka qenë ajo praktikë e deritanishme parlamentare? Votimi i hapur. Gjithmonë.
Prandaj, Avni Dehari nuk ka të drejtë të hedhë në votim propozimin për Komision për votim të fshehtë, sepse kjo shkel drejtpërdrejt këtë paragraf të aktgjykimit të Gjykatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.