×
  • Lajme
  • Rajon / Video

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 22:51

    Bllokadat në të gjithë Serbinë kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Në Zemun, ato zgjatën gjithë natën, nga ora 19:00, dhe ende vazhdojnë.

    Dje, studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd mbajtën një marshim proteste kundër arrestimit të kolegëve të tyre.

    Banorët e Kragujevacit ndërprenë me zhurmë dhe protesta një koncert të këngëtarit Dushan Svilar në sheshin Gjaçki.

     

    Studentët dhe qytetarët në Ingjija shkuan vetë në stacionin e policisë për të marrë dokumentet e tyre të identifikimit.

    Një protestë e quajtur “Turni i Tretë” u mbajt në Leskovc, dhe studentët dhe qytetarë të tjerë bllokuan kryqëzimin në rrugën Gjorgj Stamenkoviq në solidaritet me punëtorët e fabrikës Jura.

    Megjithatë në disa pjesë ata u përplasën me policinë dhe xhandarmerinë që kishin dalë për të liruar hapësirat që studentët i kishin bllokuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!