×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 13:24

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, detyrim paraqitje.

    Ajo foli për gazetarët në dalje nga SPAK, duke komentuar kartën 245 mijë dollarë që SPAK e akuzon se ka shpenzuar për hotele, veshje në Beverly Hills e Las Vegas me kartën e kushëririt Ardian Shatkut.

    Kryemadhi tha se kishte shkuar atje për ditëlindjen e vajzës dhe tha se 245 mijë dollarë janë nga karta e tij.

    “E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia.

    Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK. 245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që secili ka shpenzimet e veta.

    Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës”, tha Kryemadhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!