Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga nga pikëkalimi kufitar i Hanit të Elezit për Shkup, shkruan Reporteri.net.
Kjo rrugë ishte mbyllur rreth orës 16:00, pas një zjarri që kishte shpërthyer kah ana e Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë, ky pikëkalim u bllokua për qarkullim.
“Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec”, njoftoi më herët QKMK./Reporteri.net
Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.