Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, ka alarmuar për redukimet e mëdha të furnizimit me ujë që po përballen qytetarët e Podujevës në këto ditë vere.
Sipas saj, në disa raste ka reduktime edhe në ditë të tëra, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Komuna e Podujevës nuk po bëjnë mjaftueshëm për zgjidhjen e këtij problemi bazik
“Edhe në vendet ku po intervenohet, dinamika e punimeve është e dobët, ndërsa në raste të caktuara punimet edhe janë braktisur tërësisht nga kompanitë e kontraktuara. E, perderisa komuna dhe kompania ia hedhin fajin dhe përgjegjësinë njëra – tjetrës për ngecje, e dështim, ata që po e pësojnë janë, qytetarët, ekonomitë familjare dhe bizneset që veprojnë në komunën tone”, ka shkruar Abazi.