Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se do të garojë edhe për një mandat në krye të kësaj komune, nga radhët e LDK’së, shkruan Reporteri.net.
Ahmeti ka thënë se zgjedhjet e 12 tetorit janë mundësia jonë për të vazhduar punët e mira, për të mos e ndalur ritmin dhe për ta çuar Lipjanin edhe më përpara.
“Bashkë kemi bërë shumë punë. E kemi ndryshuar pamjen e Lipjanit dhe të fshatrave tona, duke e kthyer komunën tonë në shembull për gjithë vendin. Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për të bërë. Ka projekte që presin të përfundojnë, rrugë që presin të hapen dhe vizione që duam t’i bëjmë realitet. Me mbështetjen tuaj, nuk mund ta lëmë në gjysmë besimin dhe punën që kemi nisur bashkë, për një Lipjan edhe më të mire”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.