×
  • Lajme
  • Lajme / Projekti "Le të flasim për dhunimin"

    “Vogue” me artikull për të mbijetuarat e dhunës seksuale nga e gjithë bota, përfshinë edhe Vasfije Krasniqin Goodman

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 8:12

    Revista e njohur “Vogue” ka shkruar një artikull për mbijetuarat e dhunës seksuale, si pjesë e projektit “Le të flasim për dhunimin”, i fotografes dhe aktivistes Jadwiga Brontë në të cilin ka përfshirë edhe të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.

    “Ka plagë aq të thella saqë dështon t’i përshkruash. Dhunimi është një prej tyre. Ai hesht me forcë dhe më pas me turp—duke i lënë të mbijetuarit të izoluar jo vetëm në dhimbjen e tyre, por edhe në paaftësinë e perceptuar për të folur për të”, nis artikulli i “Vogue”.

    Pjesë e këtij projekti “Le të flasim për dhunimin”: Fotografia si dëshmi, rezistencë dhe rikuperim, në mesin e shumë grave është edhe Vasfije Krasniqi Goodman.

    I përbërë nga mbi 250 autoportrete dhe deklarata personale të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga e gjithë bota, ky projekt për të cilin shkruan revista amerikane, i kundërvihet logjikës së anonimitetit apo abstraksionit.

    Sipas “Vogue” ky projekt është bashkëpunues dhe i ndjeshëm ndaj traumës, ku të mbijetuarit rimarrin në duar tregimin e tyre përmes autoportreteve, duke e shndërruar krijimin e imazheve në një akt të fuqishëm shërimi dhe fuqizimi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!