×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 12:09

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 74 mijë hektarë të mbjellura me grurë në nivel vendi për këtë vit.

    Përmes një video-adresimi në Facebook, rrugës për në Suharekë ku së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti nisën zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve, Peci theksoi rëndësinë e këtij rezultati.

    “Vitin e kaluar shënuam rekord të të mbjellurave dhe rendimentit dhe siguruam bukën e motmotit. Këtë vit kemi thyer rekord të ri – janë mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjellura me grurë sesa vitin paraprak”, ka deklaruar ai.

    Ministri në detyrë ka deklaruar se kjo rritje ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë vendore.

    Sipas tij, me një mesatare minimale të prodhimit, Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit.

    “Mbi 74 mijë hektarë të mbjellura janë një rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, ka shtuar Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!