Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecin, kanë nisur fushatën e korrje-shirjes.
Në fotot e publikuara nga Kurti, shihet se këtë herë Peci ka arritur të futet brenda kombanjës bashkë me kryeministrin në detyrë, për dallim nga viti i kaluar kur i ishte mbyllur dera e kombanjës para syve, shkruan Reporteri.net.
Pamjet nga ai moment ishin bërë virale, kur një person që e shoqëronte Kurtin ia mbylli derën Pecit.
Kurti tha se sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar.
“Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë. E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër”, ka shkruar Kurti./Reporteri.net