×
  • Lajme
  • Lajme / Ora 16:00

    LDK mbledh Kryesinë të enjten, pritet zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 14:24

    Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten e 10 korrikut ka thirrur mbledhje të Kryesisë së partisë.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë mbledhje pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Mbledhja pritet të mbahet në ora 16:00.

    LDK-ja ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna, përfshirë Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!