×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 15:32

    Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës për në Prizren me kandidatin e saj, Driton Selmanajn, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e degës së LDK-së në Prizren, thuhet se prezantimi i tij do të bëhet të mërkurën e 9 korrikut.

    Në prezantimin e tij i pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,

    Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!
    📍 Vendi: Lidhja e Prizrenit

    Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve.

    I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

    🤝 Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim.
    Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!