Një zjarr ka shpërthyer në një pjesë të sipërfaqeve të Termocentralit “Kosova A”, ku si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta.
Zëdhënësi i KEK, Skënder Bucolli, i kan thënë Gazetës Online Reporteri.net se nuk ka asgjë për shqetësim, duke shtuar se situate është nën kontroll.
Ai tha se zjarri është duke u lokalizuar.
“Në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” (TCA), si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta – një dukuri kjo e zakonshme që ndodh edhe në vende të tjera në kushte të ngjashme klimatike. Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të siguruar menaxhimin dhe eliminimin e plotë të zjarrit”, ka deklaruar Bucolli./Reporteri.net